Parlamenti i Shqipërisë miraton hapjen e basteve sportive

Watching football and sport stream with mobile phone. Man streaming soccer game live, video replay or highlights online with smart device. Sports fan and program of tv network in smartphone screen.

arlamenti i Shqipërisë ka miratuar hapjen e basteve sportive, të cilat do të operojnë vetëm online. Në rang kombëtar nuk do të ketë më shumë nga 10 licenca, teksa përzgjedhja e subjekteve që do të ushtrojnë këtë aktivitet do të kryehet nga Komisioni i Licencave.

Subjekti aplikues do të duhet të paguajë një tarifë për aplikimin për licencë në vlerën 500 000 (pesëqind mijë) lekë e cila kalon në favor të AMLF-së (Autoriteti i Mbikëqyrjes se Lojërave te Fatit) dhe është e pakthyeshme pavarësisht aplikimit të suksesshëm apo jo të subjektit.

Sipas nenit 20 të projektligjit bastet sportive online do të luhen nëpërmjet pajisjeve elektronike apo kompjuterike si smartphone, tabletëve, Ipad-ëve, laptop-ëve, por pa u kufizuar vetëm në to, në faqet zyrtare të internetit, aplikacionet e subjekteve të licencuara për ushtrimin e aktivitetit “baste sportive online”, dhe vetëm nëpërmjet programeve apo platformave të autorizuara nga Komisioni i Licencave, sipas parashikimeve të këtij ligji dhe akteve nënligjore.

Programet, sistemi, website-t dhe aplikacionet ku do të luhen bastet sportive online duhet të plotësojnë kushtet dhe standardet minimale të përcaktuara me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat, me propozim të Komisionit të Licencave.

Subjektet e licencuara për lojëra fati do të lejohen të sponsorizojnë skuadra sportive si dhe të bëjnë publicitet të aktiviteteve të tyre në vendet ku zhvillohen veprimtari sportive, me përjashtim të eventeve sportive të të gjitha disiplinave për kategoritë nën 21 vjeç.

Do të lejohet vendosja e materialeve vizuale, shenjave apo tabelave orientuese nga ana e organizatorit të lojërave të fatit të kategorisë “kazino”, “kazino të vendosura në hotele me pesë yje” dhe “resort kazino”, vetëm në hyrjen qendrore në kazino.

Në çdo rast, tabela mund të përmbajë vetëm emrin apo brand-in e kazinosë dhe shigjetën drejtuese të orientuar drejt hyrjes së saj.

Formati dhe rregullat e transmetimit të publicitetit të lejuar të lojërave të fatit do të miratohen nga Komisioni i Licencave, pas marrjes së mendimit nga AMA (Agjencia e Mediave Audiovizive).

/albanianpost/

Read Previous

Vendbanimi më i vjetër bregliqenor në Evropë, zbulohet në Shqipëri

Read Next

Kritikat e Bislimit, Stano: S’i komentojmë, marrëveshjet dhe kërkesat e BE për de-eskalim të përmbushen pa vonesa