Parku i Lirisë u përfshi nga zjarri

Mbrëmë rreth orës 22:00, një zjarr ka përfshirë një pjesë të parkut të Lirisë në Gjakovë. Ekipi i zjarrëfikësve ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, intervenimi ka qenë i shpejtë dhe zjarri është lokalizuar pa shkaktuar ndonjë dëm. Duke e ditur që në këtë pjesë bari është i thatë dhe zjarri mund të merrte përmasa shumë më të mëdhaja. Kështu thotë Shkëlzen Përgega, zv komandant i brigadës së zjarrfikësve në Gjakovë.

Përgega apelon tek qytetarët që të bëjnë kujdes dhe gjatë qëndrimit në natyrë apo çfarëdo vendi tjetër të mos hudhin gjësende që mund të jenë edhe shkaktare të zjarrit.

Zjarri i mbrëmshëm fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme në njerëz e as dëme materiale.

Read Previous

Pandemia COVID-19 – Si do të jenë 6 muajt e ardhshëm?

Read Next

DnV: Zgjedhjet lokale duhet të mbahen, shtyrja e tyre cënon legjitimitetin e institucioneve