Parisi hap lumin Seine për not publik

Seine in Paris with Eiffel Tower in sunrise time

Për herë të parë që nga viti 1923, banorët e Parisit janë lejuar të notojnë në lumin Seine. Kjo mundësi u dha për publikun pas një pastrimi të gjerë të lumit, i cili u krye për të përgatitur qytetin për Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Paris.

Autoritetet kanë hapur tre zona në qytet ku qytetarët mund të shijojnë freskimin në lumë. Kjo mundësi do të jetë e hapur deri më 31 gusht, dhe deri në një mijë persona në ditë mund të shfrytëzojnë mundësinë për të notuar.

“Jemi shumë të lumtur që ia dolëm. Disa njerëz nuk besonin se kjo mund të bëhej, por ne e realizuam,” tha Pierre Rabadan, nënkryetar i bashkisë për lumin Seine.

Uji do të kontrollohet çdo ditë gjatë verës, dhe nëse është i pastër, një flamur i gjelbër do të njoftojë që është i sigurt për t’u larë. Nëse uji nuk është i pastër, një flamur i kuq do të tregojë se zona është mbyllur për not.

“Nëse e hapim vendin për not, kjo do të thotë se uji është i pastër dhe nuk ka rrezik për njerëzit,” shpjegoi Rabadan për agjencinë Reuters.

Përveç këtyre tri vendeve në Paris, gjithashtu do të hapen edhe 14 vende të tjera për not jashtë qytetit, në lumenjtë Seine dhe Marne. Dy prej këtyre vendeve janë hapur që në muajin qershor.

Read Previous

29 viktima nga sulmet e fundit izraelite në Gaza

Read Next

Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak