Parashikimi i motit për sot

Edhe sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Vranësirat mund të paraqiten për rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe riga të izoluara shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s, transmeton KosovaPress.

Indeksi UV mbetet i lartë pothuaj gjatë gjithë javës./kp/

Read Previous

Në Gjakovë vetëm tri raste të kafshimit nga gjarpri gjatë dy muajve të fundit

Read Next

Sot Dita Botërore e Refugjatëve