Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti të premten do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell.

Sipas institutit në mëngjes do të ketë kushte për mjegull.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 10°C deri në 12°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2 m/s”, thuhet në njoftimin e institutit.

Read Previous

3240 qytetarë u imunizuan në Gjakovë me vaksinën kundër gripit

Read Next

28 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së