Të martën parashihet mot kryesisht me diell, derisa orëve të pasdites me zhvillime të vransirave lokale, aty këtu mund të ketë ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë. Temperaturat minimale zbresin në 17C e 20C, ndërsa maksimalet, me një rënie të lehtë, shkojnë deri në 30C e 33C.
Rrebeshe më të shumta shiu e bubullima përfshinë vendin ditën e mërkurë, me depërtime të masave më të freskëta ajrore.
Lokalisht këto rrebeshe mund të marrin veçori të stuhive me reshje më të shumta shiu, erëra dhe breshër. Temperaturat zbresin në 26C e 27C. Nga dita e premtë mot më i qëndrueshëm, me më shumë diell në fundjavë.
Temperaturat sërish shënojnë rritje graduale në 28C e 29C.