Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i kthjellët
Ky institut ka bërë thirrje për kujdes ndaj kontaktit direkt me rrezet e diellit.
“Të dielën mot kryesisht i kthjellët dhe me vapë. Prezenca e lartë e lagështisë së ajrit dhe presioni i lartë do të krijoj ndjesi që temperaturat të shkojnë mbi këto vlera të lartëshënuara. Indeksi UV do të jetë shum i lartë, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10-17. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndimi dhe verilindja”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-s