Parashikimi i motit për ditët në vijim në Gjakovë

Foto: Vullnet Nixha

Sot në Gjakovë ka mbajtur mot me diell e vranësira kalimtare, me temperaturë që ka lëvizur nga 13 e deri në 27 gradë celcius.

• Ditën e nesërme pritet që poashtu të mbajë mot me diell e vranësira të pjesshme, me temperatura që do të variojnë nga 14 e deri në 27 gradë celcius.

• Mot i ngjashëm do të mbizotërojë edhe të premtën, shoqëruar me temperatura që do të arrijnë deri në 28 gradë celcius.

• 28 gradë do të jetë temperatura më e lartë e ditës së shtunë ditë kjo e cila do të shoqërohet nga moti me diell e vranisra kohë pas kohe.

• Ditën e diel parashihet të mbajë mot me diell, ku temperatura më e lartë e kësaj dite do të arrijë deri në 32 gradë celcius.

• E hëna e javës së ardhshme parashikohet të shoqërohet nga moti me diell, me temperatura që do të variojnë nga 18 e deri në 33 gradë.

Read Previous

Basketbollisti Donat Rexhepi i bashkohet KB Vëllaznimit

Read Next

Kush do të përfitojë nga konflikti midis Kremlinit dhe Wagnerit?