Dita e sotme është karakterizuar nga moti me diell e temperatura është luhatur nga 17 deri në 32 gradë celsius.
- Mot me diell parashihet për nesër e temperatura maksimale do të arrijë në 34 gradë celsius.
- Dielli do na shoqërojë edhe të enjtën me temperaturë e cila do të lëvizë nga 19 deri në 36 gradë celsius.
- Gjatë së premtës parashihet mot me diell e 19 gradë celsius do të jetë temperatura minimale kurse maksimalja deri në 36 gradë.
- Të shtunën parashihet mot me diell ndërsa temperaturat do të luhaten nga 19 deri në 36 gradë celsius.
- Për të dielën parashihet mot me diell e temperaturë e cila do variojë nga 21 deri në 36 gradë celsius.
- Edhe java e ardhshme parashihet me mot me diell e temperatura të larta..ku maksimalja gjatë kësaj dite do të arrijë deri në 37 gradë celsius.