Chatboti mjekësor i Google po testohet në spitale

Med-PaLM 2 i Google, një mjet me Inteligjencë Artificiale i krijuar për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me informacione mjekësore, ka qenë në testim në spitalin kërkimor Mayo Clinic, dhe spitale të tjera, që nga prilli, raportoi Wall Street Journal.

Med-PaLM 2 është një variant i PaLM 2, i cili u prezantua në konferencën Google I/O në maj të këtij viti. PaLM 2 është modeli gjuhësor që mbështet Bard-in e Google.

Sipas një e-maili të brendshëm që pa WSJ thuhej se Google beson se modeli i tij i përditësuar mund të jetë veçanërisht i dobishëm tek vendet me “qasje më të kufizuar të mjekëve”.

Med-PaLM 2 u trajnua në një grup të ekspertëve mjekësorë, që Google beson se do ta bëjnë atë më të mirë në bisedat e kujdesit shëndetësor sesa chatbotët e përgjithësuar sikurse Bard, Bing dhe ChatGPT. /Telegrafi/

Read Previous

Parashikimi i motit për ditët në vijim në Gjakovë

Read Next

“A do të rebeloheshe kundër krijuesit tënd”, kjo ishte përgjigjja që dha roboti Ameca gjatë një samiti