-2 deri në 4 gradë celsius ka variuar temperatura gjatë ditës së sotme.
-2 do të jetë temperatura më e ulët e ditës së nesërme ndërsa më e larta do të arrijë në 8 gradë celsius.
Të enjtën do të variojë mot me diell e vranisra të kohë pas kohshme ndërsa temperatura më e ulët do do të zbresë në 0 gradë kurse më e lartë do të arrijë në 9 gradë celsius.
Të premtën temperatura do të variojë nga 1 deri në 10 gradë celsius, ditë kjo e cila do të karakterizohet nga rrezet e diellit.
4 deri në 12 gradë celsius do të shënohet temperatura të shtunën duke u shoqëruar nga vransirat dhe reshjet e shiut.
Për të dielën temperatura më e ulët parashihet 2 gradë ndërsa ajo më e larta 11, ditë kjo e cila do karakterizohet nga moti me shi.
Për javën e ardhshme parashihet rikthimi i rrezeve të diellit, ku e hëna do karakterizohet nga temperaturat 1 deri në 11 gradë celsius.