Sot në vend ka mbizotëruar mot kryesisht i kthjellët e kohë pas kohe me vransira dhe me temperaturë e cila ka lëvizur nga -1 deri në 7 gradë celsius.
Nesër parashihen reshje shiu, e temperaturë që do të arrijë deri në 7 gradë celsius.
Reshjet e shiut dhe temperatura nga 2 deri në 7 gradë parashihen për të enjtën.
Mot i vranët parashihet gjatë së premtës me temperatura që do të lëvizin nga 3 deri në 9 gradë celsius.
Nga 3 e deri në 9 gradë celsius do të lëvizin temperaturat ditën e shtunë.
Reshje shiu parashihen për të dielën e temperatura do të lëviz nga 4 e deri në 11 gradë celsius.
4 deri në 11 gradë celsius parashihen të variojnë temperaturat për të hënën e javës së ardhshme duke u shoqëruar nga moti me shi.