Abuzimi i grave në sport dukuri shqetësuese, kërkohet vigjilencë nga shteti

Në kuadër të fushatës “16 ditë të aktivizimit”, Komiteti Olimpik i Kosovës po organizon forumin me temë “Fuqizimi i vajzave dhe grave për parandalimin e abuzimeve në sport”.

Në këtë forum iu është bërë thirrje të gjitha grave që potencialisht hasin në abuzime të ndryshme t’i raportojnë në organet kompetente.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi tha se qëllimi i organizimit të këtij forumi është parandalimi i rasteve të abuzimit në fushën e sportit.

Ai kërkoi që të gjitha gratë që merren me sport e të cilat mund të bien pre e abuzimeve në sport, t’i raportojnë ato dhe të mos heshtin sepse kështu do të do t’i fuqizonin abuzuesit.

Ndërsa, koordinatorja e OKB-së për zhvillim Arnhild Spence, theksoi se fatkeqësisht në të gjithë botën vazhdon të ketë raste t abuzimeve të grave që merren me sport dhe kjo ndodh kryesisht nga trajnerët apo mësuesit e tyre.

Ajo shtoi se për shkak të natyrës ekspozuese që sporti ofron në trupin e grave, shumë trajnerë meshkuj të keqpërdorin dhe e shfrytëzojnë mundësinë për abuzim.

Në anën tjetër, zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, kërkoi nga organet shtetërore që ta rrisin vigjilencën ndaj këtyre rasteve.

Ajo tha se klubet sportive janë një familje e dytë për sportistet dhe shteti duhet detyrimisht të kujdeset që kjo familje të funksionojë siç duhet dhe të ofrojë siguri maksimale për të gjitha vajzat që ushtrojnë veprimtari të ndryshme sportive.

Read Previous

Parashikimi i motit për ditët në vijim në Gjakovë

Read Next

Kush është njeriu më i pasur në histori?