Paraqitje fantastike ndaj Kroacisë, Dinamo Zagreb bën postimin e veçantë për Arbër Hoxhën

Aktivizimi i tij në 10 minutat e fundit të lojës, ishte vendimtarë për Shqipërinë. Arbër Hoxha, sulmuesi shqiptar i Dinamos së Zagrebit bëri mjaft driblime dhe ishte ai që nisi aksionin e barazimit ndaj Kroacisë.

Klubi kroat i Dinamos së Zagrebit, ku luan talenti shqiptar, ka bërë postim të veçantë në rrjetet sociale, ku shkruan “Minuta të reja për Arbër Hoxhën”.

Shqipëria dhe Kroacia barazuan me rezultatin 2-2. Shqipëria ka 1 pikë, po aq sa Kroacia e cila renditet e fundit në grupin B./abcnews.al

Read Previous

Policia shqipton mbi 1 mijë e 700 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Read Next

SHBA-ja pritet të rinisë operimin e portit për ndihma në Gazë