Paralajmëron zyrtarja e BE: Rrezik për sulme terroriste në Europë gjatë festave

Një zyrtar i lartë i BE paralajmëron se gjatë sezonit të festave ekziston një “rrezik i madh për sulme terroriste në Bashkimin Evropian”.

Komisionerja Evropiane për Çështje të Brendshme, tha se polarizimi në shoqëri i shkaktuar nga lufta Izrael-Hamas po shton rrezikun e dhunës. Por zyrtarja nuk zbuloi  nëse kishte ndonjë informacion specifik që kishte çuar në paralajmërim të tillë.

Deklaratat e saj erdhën disa ditë pasi një turist u godit me thikë në Paris. Policia tha se i dyshuari 26-vjeçar, i cili vjen nga një familje jofetare iraniane, ishte zotuar për besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik.

Një paralajmërim i ngjashëm erdhi nga ministrja e Brendshme gjermane, e cila u tha gazetarëve se BE-ja duhej të vëzhgonte me vëmendje kërcënimet dhe propagandën, pasi ekzistonte një “rrezik i lartë emocionalizimi dhe radikalizimi  i autorëve të dhunshëm islamikë”.

Shumë vende evropiane kanë parë një rritje të krimeve të urrejtjes që nga muaji tetor kur nisi përplasja mes Izraelit dhe Hamas.

Kreu i inteligjencës së brendshme gjermane, ka paralajmëruar për “potencialin e konsiderueshëm për rrezik” të paraqitur nga simpatizantët e Hamasit, jo vetëm në tregjet e Krishtlindjeve, por edhe në evente të tjera sportive sikundër janë olimpiadat por edhe Kampionati Europian I cili  nis në qershor të 2024.

/euronewsal/

Read Previous

Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë për vrasjen e Liridonës: Naimi nuk meriton të quhet shqiptar

Read Next

Tradita e lashtë që praktikohet edhe në Shqipëri futet në UNESCO