Papa Leo XIV i ka bërë thirrje Iranit dhe Izraelit të mos ndjekin armiqësi të mëtejshme pas 12 ditësh lufte, të cilave SHBA-të iu bashkuan me sulme ajrore në mbështetje të Izraelit ndaj objekteve bërthamore të vendit.
“Le të refuzohet çdo logjikë e shtypjes dhe hakmarrjes dhe le të zgjidhet me vendosmëri rruga e dialogut, diplomacisë dhe paqes”, ka thënë Papa në fjalimin e tij.
Më herët, Kreu i Kishës Katolike Romake u ka kërkuar njerëzve të jenë të vetëdijshëm për vuajtjet në Gaza, ku sulmet e përditshme izraelite vazhdojnë të vrasin dhe plagosin qindra njerëz.
“Në këtë skenar dramatik, që përfshin Izraelin dhe Palestinën, vuajtjet e përditshme të popullsisë, veçanërisht në Gaza dhe territore të tjera, rrezikojnë të harrohen, ku nevoja për mbështetje të përshtatshme humanitare po bëhet gjithnjë e më urgjente”, ka thënë Papa Leoni në një lutje javore me pelegrinët.
Papa, i pari me origjinë amerikane, paralajmëroi gjithashtu kundër një lufte më të gjerë “të pariparueshme”.
“Le të heshtë diplomacia armët, le të ndërtojnë kombet të ardhmen e tyre me përpjekje paqeje, jo me dhunë dhe konflikte të përgjakshme”, ka thënë ai.
“Çdo anëtar i bashkësisë ndërkombëtare ka një përgjegjësi morale: të ndalojë tragjedinë e luftës përpara se të bëhet një humnerë e pariparueshme”. /Albanianpost.com