Paolo Maldini: Askush nuk mund ta prishë lidhjen e familjes sime me Milanin

Creator: Claudio Villa | Credit: AC Milan via Getty Images

Një mungesë që bëri shumë zhurmë. Paolo Maldini nuk ishte mes legjendave të pranishme në “San Siro” për festimet e Milanit, por nuk humbi rastin të kujtojë lidhjen e thellë që ka me klubin i cili dje mbushi 125 vjeç.

“Gëzuar ditëlindjen AC Milan për 125 vitet e tua! Askush nuk do të mund ta prishë lidhjen tënde me familjen ‘Maldini’, historia është kujtesë”, – shkroi ish-kapiteni dhe ish-drejtuesi historik i kuqezinjve.

Mesazhi erdhi në një moment delikat dhe duket të jetë një “thumbim” i vërtetë. Tifozët, pas përfundimit të ndeshjes së barazuar 0-0 ndaj Genoa, e kritikuan ashpër dhe zhurmshëm drejtimin aktual të klubit, që kishte larguar vetë Maldinin dhe Frederic Massaran gjatë verës së vitit 2023. /Telesport.al/

Më poshtë postimi i Paolo Maldinit:

Read Previous

Televizioni i njohur amerikan do t’i paguajë Trumpit 15 milionë dollarë

Read Next

Arrestohen disa të dyshuar për tentim vrasje në Gjakovë