Pandeli Evangjeli, kryeministër, politikan dhe një nga veprimtarët më të shquar

Më 14 shtator 1949, vdiq Pandeli Evangjeli, kryeministër, politikan dhe një nga veprimtarët më të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare në diasporën shqiptare të Rumanisë.

Pjesëmarrës në Konferencën e Paqes në Paris si përfaqësues i shqiptarëve të Rumanisë, si edhe një nga mbështetësit e mëdhenj të Ismail Qemalit. Pas Kongresit të Lushnjës dhe me zgjedhjet e para të mbajtura, zgjidhet deputet i Këshillit Kombëtar.

Disa nga postet e rëndësishme që mbajti gjatë jetës politike janë: Dy herë kryeministër  nga tetor 1921 deri më dhjetor 1921 si dhe nga 1930-1935, gjithashtu kryetar i Asamblesë Kushtetuese, kryetar i Senatit e ministër i Jashtëm.

Evangjeli ka ndihmuar në hapjen e mësonjëtores shqipe të Korçës, në botimin e librave të Naim dhe të Sami Frashërit, të abetareve të ndryshme të gjuhës shqipe, si edhe të veprave të tjera të patriotëve të Rilindjes Kombëtare.

Ai ishte i pari i krishterë ortodoks që u bë kreu i ekzekutivit shqiptar dhe si i tillë me qeverinë e tij të parë pas njohjes së pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit shqiptar nga Konferenca e Ambasadorëve në Paris, mori masa për dëbimin e mitropolitit grek të Korçës, duke i dhënë fund në këtë mënyrë arsimit grek në Korçë./Kultplus/

Disa nga postet e rëndësishme që mbajti gjatë jetës politike janë: Dy herë kryeministër  nga tetor 1921 deri më dhjetor 1921 si dhe nga 1930-1935, gjithashtu kryetar i Asamblesë Kushtetuese, kryetar i Senatit e ministër i Jashtëm.
Evangjeli ka ndihmuar në hapjen e mësonjëtores shqipe të Korçës, në botimin e librave të Naim dhe të Sami Frashërit, të abetareve të ndryshme të gjuhës shqipe, si edhe të veprave të tjera të patriotëve të Rilindjes Kombëtare.
Ai ishte i pari i krishterë ortodoks që u bë kreu i ekzekutivit shqiptar dhe si i tillë me qeverinë e tij të parë pas njohjes së pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit shqiptar nga Konferenca e Ambasadorëve në Paris, mori masa për dëbimin e mitropolitit grek të Korçës, duke i dhënë fund në këtë mënyrë arsimit grek në Korçë.

Read Previous

Qeveria me rregulla të reja për ngjarjet dhe tubimet publike

Read Next

“Tri gjëra kanë mbetur nga parajsa, ato janë yjet, lulet dhe fëmijët”