Zlatan Ibrahimovic u ndëshkua në ndeshjen ndaj Parmës me karton të kuq për
protestat ndaj arbitrit Maresca që me sa duket ka gabuar. Pamjet lmike që kanë
qarkulluar kudo dëshmojnë qartë se nuk ka asnjë ofendim në drejtim të gjyqtarit
nga sulmuesi suedez.
Madje, ky i fundit i thotë këtë fjali: “Tani vërshëllen… Të duket e çuditshme eh! Nuk
të intereson se çfarë them unë!” Në atë moment, Maresca keqinterpreton fjalinë e
sulmuesit dhe i nxjerr të kuqin menjëherë.
Arbitri ka menduar se Zlatan e ka ofenduar duke i thënë: “Ti je bastard!”. Gjithsesi,
pamjet filmike vërtetojnë të kundërtën. Milan do ta apelojë kartonin e kuq, por
deçizive do të jetë raporti që do të dërgojë arbitri Maresca.