Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes dy veturave në fshatin Lëbushë të Deçanit, si pasojë e të cilit janë lënduar pesë persona.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërkaq raportohet se ka pasur edhe të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se nga aksidenti janë lënduar pesë persona. Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Pamje nga aksidenti më poshtë: