Pakënaqësia po rritet në ushtrinë ruse, ajo pasqyrohet në retorikën rebeluese të Wagnerit

Rusia ka shkarkuar një komandant për një “sulm të ashpër” ndaj ushtrisë së saj më të lartë, gjë që i bëri jehonë fjalëve të Yevgeny Prigozhinit para rebelimit të grupit mercenar Wagner.

Gjeneral-majori, Ivan Popov akuzoi ministrinë ruse të mbrojtjes se “i preu kokën ushtrisë në momentin më të vështirë dhe intensiv”, raporton skynews.

Komentet e ushtarakut tërheqin vëmendjen për “pakënaqësinë serioze që shumë oficerë ka të ngjarë të kenë ndaj udhëheqjes së lartë ushtarake”, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

“Ankesat i bëjnë jehonë kryesisht atyre të bëra nga pronari i Wagner Group, Yevgeny Prigozhin përpara kryengritjes së qershorit të vitit 2023”, tha ai.

“Kritika e drejtpërdrejtë nga vartësit ka të ngjarë të bëhet një problem në rritje për ministrin e mbrojtjes Sergey Shoigu dhe shefin e shtabit të përgjithshëm gjeneral Gerasimov”, shtoi ministria.

Ndryshe, Prigozhin disa herë ka kritikuar zyrtarët ushtarakë rusë për bojkotimin që po u bënë ushtria trupave të Wagnerit. /Telegrafi/

Read Previous

Mblidhen 77 milionë dollarë për fushatën presidenciale të Joe Biden

Read Next

VIDEO/ Nga lojtari më shakaxhi te idhujt e fëmijërisë, rrëfehet Broja