Pasojat e pagjumësisë në shtatëzani

Pagjumësia në shtatzani mund të jetë e pakëndshme por në anën tjetër edhe e rrezikshme, pasiqë pasoja e parë që mund të jetë është lindja e parakohshme. Pas shumë studimeve të bëra në vende të huaja thuhet se pagjumësia rritet për një përqindje më të madhe, dhe kjo vije si pasojë e disa faktorëve siç janë të vjellurat, dhimbje prapa, dhimbje abdominale, ëndrra, dhe shkaqe të tjera mund të jenë të lidhura me stresin.

Pagjumësia ka tendencë te keqësohet por shtatëzania mund të përparojë dhe kjo mund të ndodhë në tre mujorin e parë. Por shumica prej nënave mund të jenë të përgatitura për këtë proces të lodhjes që do të kenë.

Andaj ato mund të marrin ca hapa se si të parandalojnë çrregullimet e gjumit dhe të kenë një gjumë të rehatshëm, ajo se çfarë ka më së shumti rëndësi është higjena, higjena e mirë e gjumit e sinjalizon trurin që të pushoj dhe të filloj te fle; bëni shtratin sa më të rehatshëm dhe përdoreni vetëm për vete; mbajeni dhomën e gjumit të errët dhe të freskët; mos përdorni pajisje teknologjike në shtrat.

Me kujdes të shtuar dhe ndryshimin e stilit të jetesës mund të keni një shtatëzani të suksesshme dhe pa probleme ashtu siç ju dëshironi.

Read Previous

Me tri pyetje e kuptoni nëse dikush po pëson sulm në tru

Read Next

“Pfizeri” më i dobët kundër variantit “Delta”, thotë qeveria izraelite