Pacientja nga Gjakova kthehet në jetë pas disa vdekjeve klinike, falenderon mjekët në QKUK

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës . Një paciente nga Gjakova ishte pranuar me datë 27 shkurt me infarkt masiv në zemër dhe pas koordinimit me familjen për të kryer koronografinë është kuptuar që zonja ka pasur problem me njërën nga arteriet që ka qenë tërësisht e mbyllur, tregon kardiologu Jetmir Sejdiu që është kujdesur për të.

Gjatë procedurës pacientja është përkeqësuar dhe si pasojë ka pasur disa herë vdekje klinike.

Rasti në fjalë është rast i rrallë dhe është gjë e mirë që pacientja ka qenë kaq luftarake, shton Sejdiu.

Falenderuese për kujdesin që i kanë bërë u shpreh edhe vet pacientja e cila tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ky është një nga rastet e veçanta që vë në pah punën e mirë ekipore të kryer nga mjekët në QKUK.

Read Previous

Sekuestrohen mbi 2500 kg produkte ushqimore në marketet e Gjakovës

Read Next

41 vjet nga Demonstratat e vitit 1981