Pacienti që për 36 vite po trajtohet në hemodializë, mjekët e konsiderojnë si rast të rrallë

Është vizitor i këtij reparti që një kohë të gjatë. Ky është Muharrem Balia i cili ditën e sotme shënon 36 vite që po trajtohet me hemodializë. Për të ka qenë një periudhë shumë sfiduese por që stafi në repartin e hemodializës kanë bërë që Muharremi ta ketë më të thjeshtë këtë procedurë.

E lehtë nuk ka qenë as për familjen, të cilët ditën e sotme nuk ishin duarbosh në spital. Për vite të tëra është bashkëshortja ajo e cila e shoqëron Muharremin në trajtimet që ai merr.

Shefi i repartit të hemodializë tregon që me Muharremin tashmë janë familjarizuar pasi që takohen 3 herë në javë dhe secili trajtim zgjat pothuajse 4 orë.

Hemodializa është një sistem i krijuar artificialisht i filtrimit dhe pastrimit të gjakut në trup. Për 36 vite Muharrem Balia e kryen këtë procedurë në spitalin Isa Grezda duke treguar vendosshmëri dhe përkushtim për shëndetin e tij.

Read Previous

Publikohet online web faqja e Pavijonit të Republikës së Kosovës

Read Next

Dëmtimi i pronës publike problem i vazhdueshëm, qytetarët shprehen të shqetësuar