Osmani vizitë zyrtare në Singapor: Një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Singapor.

Osmani ka thënë se vizita e saj në Singapor është e përqendruar në potencialin e partneritetit ekonomik ndërmjet vendeve tona.

“Singapori, dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë, falë njerëzve punëtorë, vendimeve të mençura e strategjike, luftimit të korrupsionit, investimit në arsim dhe shndërrimit në kryeqendër për investime të huaja”, ka thënë ajo përmes një postimi në Facebook.

Tutje, Osmani e ka quajtur shtetin e Singaporit si shembull të shkëlqyeshëm për Kosovën. /Telegrafi/

Read Previous

Rikthehet Liga e Kampionëve, vëmendja në Milano

Read Next

Lufta Izrael-Hamas, 5 punonjës të OKB-së u vranë në 24 orë