Lufta Izrael-Hamas, 5 punonjës të OKB-së u vranë në 24 orë

Pesë punonjës të ndihmës së OKB-së janë vrarë nga sulmet në Gaza në 24 orët e fundit, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë.

88 punëtorë të UNRWA kanë vdekur dhe 25 janë plagosur që nga 7 tetori, shkruan Sky News.

Rreth 48 poste të UNRWA-s janë dëmtuar në atë kohë, raportoi agjencia.

Një grua në mesin e të plagosurve humbi burrin dhe tre fëmijët e saj në një sulm ajror.

Përafërsisht 717,000 palestinezë janë strehuar në 149 instalime të UNRWA në të gjithë Gazën, tha agjencia./abcnews.al

Read Previous

Osmani vizitë zyrtare në Singapor: Një shembull i shkëlqyeshëm për Kosovën

Read Next

Gjyqi për mashtrim, Trump përplaset me gjykatësin gjatë dëshmisë së tij