Osmani uron qytetarët: Kjo festë të sjellë gëzim, paqe dhe begati

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit. Ajo uroi që kjo festë të sjellë gëzim, paqe dhe begati në familjet tona.

“Uroj që festa e Kurban Bajramit të sjellë gëzim, paqe dhe begati në familjet tuaja! Kjo festë bashkon njerëzit, ndaj në këtë ditë hapen jo vetëm dyert, por edhe zemrat për ta shpërfaqur traditën tonë, si dhe shpirtin solidar për të ndarë diçka nga vetja për ata që kanë nevojë. Kurban Bajrami është festë e sakrificës, mundësi për reflektim, dhembshuri dhe mirënjohje. 

Presidentja Osmani u lut që shtëpitë tona në këtë ditë feste të jetë e mbushura me gëzim, dashuri, mirëkuptim dhe tolerancë./rtklive

Read Previous

Myslimanët kremtojnë Kurban Bajramin, festën e besimit dhe sakrificës

Read Next

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Remitancave Familjare