Osmani uron presidentin e Lituanisë: Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin

Presidentja Vjosa Osmani, e ka uruar Gitanas Nausėdan për marrjen e postit të presidentit të Lituanisë. Presidnetja ka shkruar në rrjetin social X se mezi pret që të forcojë bashkëpunimin me të në rrugën euroatlantike.

“Mezi pres të vazhdojmë partneritetin dhe bashkëpunimin tonë të fortë dhe të punojmë se bashku për të avancuar rrugën euroatlantike të Kosovës”, ka theksuar Osmani.

Ky është mandati i dytë i Nauseda në postin e presidentit të Lituanisë. Ai ka thënë vite më parë se i përkrah aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO. /RTKlive/

Read Previous

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda dy ditëve në Kosovë

Read Next

Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton avancimin e statusit të Kosovës