Osmani uron presidenten moldave për postin e ri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar homologen e saj nga Moldavia, Maia Sandu për postin e ri.

Ajo ka postuar një fotografi krah në “X”, ku shkruan se fitorja e saj është e merituar dhe një dëshmi e fuqishme e qëndrueshmërisë së demokracisë dhe forcës së popullit moldav.

“E dashura, Maia Sandu. Fitorja juaj dje është një dëshmi e fuqishme e qëndrueshmërisë së demokracisë dhe forcës së popullit moldav. Pavarësisht përpjekjeve të pamëshirshme nga Rusia dhe përfaqësuesit e saj për të prishur dhe destabilizuar procesin demokratik, vullneti i popullit ka triumfuar sërish. Mezi pres të punoj me ju ndërsa vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi dhe të forcojmë lidhjen mes popujve tanë. Shumë suksese”, ka shkruar Osmani./21Media

Read Previous

Asnjë person i prekur nga gripi i shpendëve në Shqipëri

Read Next

Udhëheqësit botërorë do të takohen një javë pas zgjedhjeve në SHBA