Osmani uron Macronin për festën kombëtare: Presim me padurim të forcojmë më tej lidhjen mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe popullin francez me rastin e festës kombëtare.

Osmani përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se Kosova është krenare për partneritetin e qëndrueshëm me Francën.

“Kosova është krenare për partneritetin tonë të qëndrueshëm, të rrënjosur në vlerat e përbashkëta, besimin dhe respektin. Ndërsa festojmë këtë ditë të veçantë, presim me padurim të forcojmë më tej lidhjen tonë”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/

Read Previous

NATO: Mirëpresim propozimin për bazën detare në Shqipëri, por ekspertët duhet ta shqyrtojnë

Read Next

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit