Osmani uron Kurban Bajramin: Në secilën shtëpi le të mbizotërojë gëzimi, shëndeti dhe dashuria

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani thotë Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta njerëzore dhe për forcimin e lidhjeve, dashurisë dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve, transmeton Klankosova.tv.

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju përcjell urimet më të përzemërta për paqe, harmoni dhe begati në çdo familje. Kjo festë shpërfaqë shpirtin e solidaritetit, na kujton rëndësinë e sakrificës, përkushtimit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit. Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat më të larta njerëzore dhe për forcimin e lidhjeve, dashurisë dhe mirëkuptimit ndërmjet nesh”.

“Në këtë ditë të veçantë, uroj që në secilën shtëpi të mbizotërojë gëzimi, shëndeti dhe dashuria. Qoftë kjo festë një burim frymëzimi për një të ardhme më të ndritur, me më shumë dhembshuri, mirësi dhe respekt të ndërsjellë. Gëzuar dhe me fat Kurban Bajramin!”, ka uruar e para e vendit.

Read Previous

Musk kërcënon ta nxjerrë nga funksioni anijen kozmike “Dragon” të SpaceX

Read Next

Rastet e para të variantit të ri të Covid zbulohen në Angli