Osmani takon presidentin e Indonezisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Indonezisë, Prabowo Subianto, gjatë Forumit Diplomatik të mbajtur në Turqi.

Ajo ka thënë se i ka uruar atij për mandatin e ri duke shprehur gatishmërinë për rritje të bashkëpunimit në të ardhmen.

“Në #ADF2025 , përgëzova Presidentin e ri të Indonezisë, Prabowo Subianto, për mandatin e tij dhe i urova atij dhe popullit të mrekullueshëm të Indonezisë çdo të mirë. Mezi presim të rrisim bashkëpunimin tonë në të ardhmen e afërt”, ka shkruar Osmani në X.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kallas sot informon ministrat e Jashtëm të BE-së për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi

Read Next

Gërvalla: Dialogu duhet të çojë në njohjen reciproke, BE-ja të bëjë veprime ndaj Serbisë