Osmani takon presidentin bullgar, e falënderon për mbështetjen e Kosovës në rrugën euroatlantike

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Presidentja Osmani e ka falënderuar homologun e saj për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

“Diskutuam raportet tona të shkëlqyeshme bilaterale, si dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, ka theksuar presidentja Osmani pas këtij takimi, njofton Presidenca. /RTK/

Read Previous

Një muaj paraburgim ndaj katër të pandehurve për fajde

Read Next

Nis fluksi në pikëkalimet kufitare