Osmani takohet me presidentin e Malit të Zi dhe Bosnjës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq u takuan në Nju Jork gjatë javës së Nivelit të Lartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të diskutuar zhvillimet në tri shtetet që përfaqësojnë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Në komunikatën e përbashkët të lëshuar për media thuhet se presidentët shprehën shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon, dhe se që tre presidentët ranë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe dialogun për këtë çështje.

“Presidentët shprehën shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon dhe gjithashtu qëllimin e përbashkët të tyre për ruajtjen e stabilitetit si parakusht për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Të tre presidentët ranë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe dialogun për këtë çështje”, thuhet në njoftimin e bërë për media. 

/Telegrafi/

Read Previous

Sot pritet të miratohen masat e reja kundër COVID-19

Read Next

Pesë masat e tjera të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë