Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington.
Ajo tha se me të ka folur për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në Europë.
“Me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, diskutime në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C., për qëllimet tona të përbashkëta në mbrojtje të paqes e sigurisë në kontinentin tonë”, ka shkruar Osmani.
Osmani po merr pjesë në aktivitete që mbahen në kuadër të Samitit të NATO-s në Washington, me të cilat shënohet 75 vjetori i kësaj organizate, e që i dedikohen agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë./Express/