Osmani takohet me Erdoganin: Kënaqësi të rikonfirmojmë thellimin e raporteve bilaterale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të shtunën e dy marsit, në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ajo e ka falënderuar presidentin turk për përkushtimin dhe mbështetjen për Kosovën.

Në një postim në Facebook, ka shprehur kënaqësinë për rikonfirmimin e punës së përbashkët dhe thellimin e raporteve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

“Faleminderit, President Erdoğan!  Për miqësinë, për përkushtimin dhe për mbështetjen për Kosovën! Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë”, shkroi Osmani.

Ky takim vjen në kuadër të Forumit Diplomatik, në Antalia. /dukagjini.com/

Read Previous

Florian Loshaj shënon supergol ndaj Ankaragucu

Read Next

Mbi 1000 familje me asistencë sociale në Gjakovë