Osmani publikon fotografi me presidentin amerikan, Biden

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti Prindon Sadriu ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të javës së së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.

Osmani në një postim në Facebook ka publikuar fotografi me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.

Në postimin e saj, e para e shtetit të Kosovës shkruan: Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë! Faleminderit Presidentit Biden dhe Zonjës së Parë Biden për mikpritjen dhe bashkëbisedimin!”. /Telegrafi/

Read Previous

Përgjigja e Evropës për Kanalin e Suezit vjen pas 20 vitesh vonesë

Read Next

Trump thotë se do të takohet me Zelensky pavarësisht kritikave