Osmani pritet nga presidenti i Këshillit Europian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në takim nga presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, në Bruksel.

Faqja zyrtare e BE-së ka publikuar pamjet nga kjo pritje.

Pas takimit me Costan, Osmani do të takohet edhe me kryetaren e Parlamentit Europian, Roberta Metosla.

Sipas agjendës, takimin me Metsolën ajo do ta zhvillojë pasdite.

Me Costan dje takim zhvilloi edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se me të ka folur për kërcënimet e sigurisë në vend. /Express/

Read Previous

112 vite diplomaci shqiptare, Hasani: Forcojmë pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Read Next

Edi Rama: Hapet traseja e rrugës nga pika kufitare me Malin e Zi deri në Zogaj