Osmani: Përmirësimi i pozitës së personave me nevoja të veçanta për një të ardhme të dinjitetshme për të gjithë

Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar për Ditën e Personave me Nevoja të Veçanta , duke thënë se angazhimi dhe krijimi i mundësive të reja për ta është angazhim për një të ardhme të dinjitetshme për të gjithë.

“Sot, në Ditën e Personave me Nevoja të Veçanta, me mendje e me zemër, jam në çdo shkollë, në çdo institucion, e në çdo hapësirë publike, ku fëmijët dhe të rriturit me nevoja të veçanta ende ballafaqohen me sfida të shumta sa i përket qasjes, lëvizshmërisë e mundësisë për të shijuar eksperienca të shumta sikurse shumica e qytetarëve”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.

“Viti 2022, i shpallur si vit i personave me nevoja të veçanta, le të na shërbejë si thirrje e përditshme për ta bërë të pamundurën për t’ua shtuar mundësitë të gjithë atyre vajzave dhe djemve, burrave dhe grave, të cilët janë burim i pashterrshëm i energjisë, optimizmit e potencialit të pafund”, u shpreh tutje presidentja.

“Përmirësimi i pozitës së personave me nevoja të veçanta në shoqërinë tonë është përfundimisht përmirësim i mirëqenies sonë kolektive”.

Read Previous

Ansambli i valleve “Ardhmëria” organizon ndezje të qirinjëve për Ledion Hamzaj

Read Next

Lista e personave më të kërkuar në Evropë, në mesin e tyre edhe një shqiptar