Osmani përkujton masakrën e Korishës: Egërsia e regjimit kriminal serb s’i kurseu as fëmijët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkuar Masakrën e Korishës, e kryer nga forcat serbe.

“24-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc”, shkroi Osmani në Facebook.

Ndërkaq, ajo tha se “egërsia e regjimit kriminal serb nuk i kurseu as më të vegjlit, jeta e të cilëve u fikë që në fillet e saj”.

“Dhimbja dhe kujtimi për ta do të jenë gjithnjë me ne. Ata do të jenë përkujtues të rrugës së vështirë deri te liria sepse u vranë vetëm pse ishin shqiptarë”.

E para e vendit nënvizoi se “drejtësia për ta është e domosdoshme”.

“I paharruar qoftë kujtimi për ta dhe martirët që u bën guri themeltar i Republikës!” /Albanianpost.com

Read Previous

Mbi 60% e popullsisë besojnë se politika të bën të paprekshëm nga drejtësia, sipas hulumtimit të GSLP-së

Read Next

Zelensky: Rusia është gati për humbje