Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia tashmë është “brenda gati për humbje” dhe Ukraina duhet të bëjë presion mbi forcat e saj çdo ditë.
Në fjalimin e tij, Zelensky tha se trupat e tij duhet të siguroheshin që ta kthenin “ndjesinë e disfatës së Rusisë në arratisjen e tyre, gabimet e tyre, humbjet e tyre”.
“Falënderoj secilin që lufton për të shkatërruar armikun. Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që, pavarësisht çdo vështirësi, po ia kthejnë tokën Ukrainës”, shtoi ai.
Udhëheqësi 45-vjeçar i tha gjithashtu vendit të tij se po përgatiteshin më shumë armë dhe se luftëtarët do të kenë “madje më shumë mundësi për të mposhtur agresorin”. /Telegrafi/