Osmani për vdekjen e Albright: Ajo na dha shpresë kur nuk e kishim atë

Për vdekjen e gruas së parë sekretare e shtetit të ShBA-së, Madeleine Albright, ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani duke thënë se është e tronditur thellësisht nga humbja e mikes së madhe të Kosovës. 

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se “ajo na dha shpresë, kur nuk e kishim atë, u bë zëri ynë e krahu ynë kur nuk kishim as zë e as krah. E njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë”. 

Tutje presidentja për Albright tha se ajo e përkrahi pareshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht./sinjali/

Read Previous

Kurti shpreh ngushëllimin e tij për Albright: Do të na mungosh, zonja sekretare

Read Next

Shënohet 24-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit”