Osmani nga “Defender 25”: Kosova e gatshme për anëtarësim në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë vizituar nga afër ushtarët e FSK-së dhe ata amerikanë dhe të kombeve të tjera të cilët po marrin pjesë në ushtrimin e quajtur “Defender Europe”.

Presidentja e vendit ka theksuar se ky bashkëpunim tregon se Kosova jo vetëm që është e gatshme të kontribuojë në operacione të tilla, por njëkohësisht është e gatshme që të jetë shtet dhe anëtar i NATO-s.

“Jemi të gatshëm jo vetëm të kontribuojmë në operacione të tilla, por njëkohësisht të jemi shtet i barabartë dhe shtet anëtarë i NATO-s. Dua t’i falënderoj gjeneralët e SHBA-së që janë jo vetëm sot, por që janë një kohë të gjatë me ushtarët tanë në trajnime e përgatitje”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, ushtrimi “Defedender 25 është dëshmi e fuqishme e aleancës së palëkundur në mes të SHBA-së dhe Kosovë./indeksonline/

Read Previous

BE-ja inkurajon Kosovën për liberalizim gradual të tregut të energjisë

Read Next

Nga Napoli te Kosova: Rrahmani flet për për suksesin në Serie A dhe synimet e reja me Kosovën