Osmani: Me Ligjin e ri të Sportit do të adresohen edhe të drejtat e ish-sportistëve që kontribuan gjatë okupimit

Është bërë prezantimi i Projektligjit për Sport.

Para deputetëve të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport i Kuvendit të Kosovës, foli zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

Ajo tregoi rreth më të rejave që do të përmbajë ky Projektligj.

“Me anë të këtij ligji pritet të adresohen edhe të drejtat e ish-sportistëve që kanë dhën kontribut gjatë okupimit”, tha Osmani.

E dyta e MKRS-së shtoi se parashihet edhe krijimi i Agjencisë së Sportit.

“Ligji parasheh themelimin e mekanizmave të rinj institucionalë, të cilët kanë për qëllim ndarjen e përgjegjësive përbrenda ekosistemit sportiv, si dhe fuqizimin e tyre edhe në arenën ndërkombëtare. Pra, ligji parasheh edhe themelimin e Agjencisë së Sportit, Inspektoratit të Sportit, Këshillin Shtetëror për Sport dhe krijimin e regjistrit për sportin, që e nënkupton digjitalizmin e komplet sistemit sportiv”, tha ajo gjatë fjalës para komisionit.

Osmani shtoi se “me këtë ligj do të trajtohet edhe infrastruktura sportive”.

/klankosova/

Read Previous

Mbyten 13 emigrantë në brigjet e Tunizisë, 27 rezultojnë të zhdukur

Read Next

Refuzimi për armëpushim në Gaza rrit çmimet e naftës