Mbyten 13 emigrantë në brigjet e Tunizisë, 27 rezultojnë të zhdukur

Ilustrim

Të paktën 13 emigrantë sudanezë humbën jetën, ndërsa 27 rezultojnë të zhdukur, kur varka në të cilën udhëtoni u fundos pranë brigjeve të Tunizisë, tha një zyrtar për Reuters.

Zyrtari shtoi se në bordin e varkës që u nis nga porti Sfax, Tunizi, ndodheshin 42 shtetas sudanezë, dy prej të cilëve u shpëtuan.

“Alarm Phone”, një mbështetje e pavarur për njerëzit që kalojnë Detin Mesdhe në rrugën për në Bashkimin Europian, njoftoi të mërkurën se roja bregdetare tuniziane shpëtoi 105 persona të cilët rrezikonin të mbyteshin.

/abcnews.al

Read Previous

Konjufca: Dinari nuk ka qenë thjeshtë valutë monetare, por instrument që e kanë sjellë me furgon nga Beogradi

Read Next

Osmani: Me Ligjin e ri të Sportit do të adresohen edhe të drejtat e ish-sportistëve që kontribuan gjatë okupimit