Osmani: Gra e burra të Policisë së Kosovës janë shembull i përkushtimit dhe devotshmërisë ndaj shtetit

epa09045869 Acting president of the Republic of Kosovo Vjosa Osmani gestures during a press conference following her meeting with EU Special Representative for the Pristina-Belgrade Dialogue in Pristina, Kosovo, 02 March 2021. EU Special Representative Miroslav Lajcak is on three-day official visit in Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Sot, në 22 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës ka reaguar presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku ka uruar Policinë e Kosovës në 22 vjetorin e themelimit, përcjell KultPlus.

Ndër të tjera, presidentja Osmani ka theksuar se Policia e Kosovës për këto dy dekada ka rritur shkallën e profesionalizmit.

Statusi i plotë i presidentes Osmani:

Në 22-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, respekt e nderim për profesionistët, ruajtësit e rendit, kujdestarët e sigurisë sonë.

Megjithëse forcë e re e rendit, Policia e Kosovës prej dy dekadash ka rritur shkallën e profesionalizmit me të cilën mburremi.

Gra e burra të policisë së Kosovës janë shembull i përkushtimit dhe devotshmërisë ndaj shtetit dhe për këtë ju jemi mirënjohës.

Përpjekja jonë për sundimin e ligjit nuk duhet pushojë asnjëherë. Këtë rrugë të nisur duhet ta kemi synim të çdoditshëm në ofrimin i sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Police e policë të dashur të Kosovës, urime 22- vjetori themelimit! Faleminderit që çdo ditë kujdeseni për garantimin e një mjedisi të qetë, të cilin e dëshirojmë të gjithë, e i cili bëhet i mundshëm në saje të profesionalizmit tuaj! / KultPlus.com

Read Previous

Nuk ka mbyllje të bizneseve në Gjakovë edhe përkundër masave anti-covid

Read Next

Dita e Pavarësisë, nesër bllokohen këto rrugë në Shkup