Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kosova dhe Kroacia kanë udhëhequr dje një diskutim të nivelit të lartë evropian mbi çështjet e migrimit, mobilitetit dhe fuqizimit të të rinjve.

“Kosova dhe Kroacia i kanë prirë dje diskutimit të nivelit më të lartë evropian për sfidat e migrimit, mobilitetin dhe fuqizimin e të rinjve. Bashkë me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, bashkëkryesuam tryezën e liderëve temën ‘Një Evropë e hapur me kufij të sigurt’,” ka thënë Osmani.

Ajo theksoi se ndonëse sfidat ndryshojnë nga një shtet në tjetrin, qëndrimi i përbashkët ishte i qartë.

“Përderisa sfidat dallonin nga shteti në shtet, një gjë ishte e qartë, përkushtimi për garantim të sigurisë dhe sundim të ligjit mbeten kyç për politika të duhura e zgjidhje afatgjata”, ka shkruar Presidentja./rtklive

Read Previous

​Si ndikon puna jashtë orarit në tru?

Read Next

Ushtarët bullgarë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje me qitje reale në Kosovë