Osmani dhe ish-presidentët sot bëjnë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës

Me rastin e shënimit të 24 majit – Ditës së Presidentit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të ketë një sërë aktivitetesh.

Presidentja Osmani së bashku me ish-presidentët Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Atifete Jahjaga do të vendosin lule te shtatorja e Ibrahim Rugovës, në orën 09:00.

news image

Ndërsa në orën 11:00, Osmani merr pjesë në hapjen solemne të “Javës së Bibliotekës”.

Në orën 13:00, Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vizitojnë Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”. /Gazeta Sinjali/

Read Previous

Të gjitha vaksinat e aprovuara nga OBSH funksionojnë ndaj varianteve të COVID-19

Read Next

Sa raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë?