Osmani bisedon me presidentin e Letonisë: Urgjente që të liberalizohen vizat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka biseduar në telefon me homologun e saj të Letonisë, Egils Levits, si pjesë e konsultimeve të rregullta të saja me aleatë.

“Diskutuam për marrëdhëniet bilaterale, urgjencën që të liberalizohen vizat për Kosovën dhe rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën”.

“Falënderuese për mbështetjen e palëkundur të Letonisë për integrimin euroatlantik të vendit tonë”, ka shkruar Osmani.

/KlanKosova/

Read Previous

​Qeveria themelon Agjencinë për Siguri Kibernetike

Read Next

​Kryeministri Kurti shpreh ngushëllime për Mbretëreshën Elizabeta II