Orkestra e Filharmonisë së Kosovës e mbyll muajin me një koncert me vepra nga Tchaikovsky

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës e mbyll muajin me një koncert me vepra nga Tchaikovsky.

Dirigjenti sllovak Peter Valentovic do të drejtojë koncertin, në të cilin do të interpretohet Koncerti nr. 1 për piano dhe orkestër i Tchaikovsky-it, me soliste pianisten e mirënjohur ndërkombëtarisht, Sofya Gulyak.

Në pjesën e dytë të mbrëmjes do të interpretohet Simfonia nr. 6 e Tchaikovskyt.

Koncerti do të mbahet më 30 maj 2025, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, duke filluar nga ora 19:30, dhe organizohet në bashkëpunim me Chopin Piano Fest Prishtina.

Rezervoni ulësen pa pagesë duke klikuar këtu. /Telegrafi/

Read Previous

Shoqata e Prokurorëve kërkon nga zyrtarët publikë maturi në deklarime

Read Next

Si po e përdor Orbani skandalin e spiunazhit në Ukrainë për mbijetesën e tij politike?